Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

VIDEO/ Nelson Hysës "s’i dridhet qerpiku", boksieri shqiptar mesazh të qartë ikonës Tyson Fury: Jam gati, ma dërgo kontratën!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nelson Hysës "s’i dridhet qerpiku", boksieri
Ilustrim: Nelson Hysa & Tyson Fury

Një duel historik mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe ikonës Tyson Fury është mëse i mundur. Së fundmi, shqiptari është përmendur si kundërshtar potencial i britanikut, madje fjalë të dala nga goja e vetë Fury.

“Dhe Nelson ka qenë një nga emrat për të cilin është folur. Është i renditur lart dhe i pamposhtur, artist në KO. Ndaj ka qenë një nga djemtë për të cilët është folur gjithashtu”, ka thënë më herët boksieri britanik.

Ndërsa së fundmi, shkodrani i është përgjigjur me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale. Nelson Hysa i bën thirrje Fury që t’i dërgojë kontratën, pasi për duelin është gati.  

“Tyson Fury, çfarë kënaqësie që të përmendesh si kundërshtari yt i mundshëm. Do të ishte nder që të ndaja ringun me një legjendë si ti. Jam gati, po punoj fort çdo ditë, dhe nëse mundësia vjen, më dërgo kontratën”, thotë Hysa. 

Poll

Lexo gjithashtu