Në ZI
Ndarja nga jeta e ish-basketbollistit dhe ish-trajnerit në këtë sport, Fatjon Taraboshi ka tronditur qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm. Taraboshi nuk ka mundur t’i bëjë ballë sëmundjes së rëndë dhe i është “dorëzuar” në moshë të re, 39 vjeç.
Në ekipin e Vllaznisë së Shkodrës, përsa i takon basketbollit, Fatjon Taraboshi do të mbetet figur që ka spikatur dhe lënë “gjurmë” në parket.
Për këtë ngjarje të trishtë, ka reaguar edhe presidenti i Vllaznisë në futboll, Alban Xhaferi, teksa ka shkruar në “storyn” e Instagram:
“Qoftë i xhenetit dhe i përjetshëm kujtimi i tij. U prefsh në paqe Fatjon”. Nuk ka munguar as postimi i ekipit të Vllaznisë në basketboll.
Postimi i Alban Xhaferit
View this post on Instagram
Poll
