Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA në zi! Vdes në moshën 29-vjeçare sulmuesi i Memhpis Grizzlies, dyshime për overdozë

Shkruar nga NEWSPORT
NBA në zi! Vdes në moshën 29-vjeçare sulmuesi i Memhpis
Brandon Clarke

Komuniteti i basketbollit është tronditur nga lajmi i papritur për vdekjen e sulmuesit të Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, në moshën 29-vjeçare. Raportimet e para tregojnë se vdekja e tij mund të ketë qenë pasojë e një mbidoze e mundshme, ndërsa reagimet nga shokët e skuadrës dhe figura të njohura të qytetit të Memphis kanë qenë të menjëhershme.

Një nga të parët që reagoi ishte ylli i Grizzlies, Ja Morant i cili postoi disa histori në Instagram duke mbajtur zi për shokun e tij të skuadrës. Ai ndau një foto të vjetër me Clarke dhe Jaren Jackson Jr. nga koha kur ishin fillestarë, duke kujtuar momentet e para të tyre në NBA.

Morant dhe Clarke iu bashkuan Grizzlies në vitin 2019, duke kaluar shtatë sezone së bashku në NBA. Reagime të tjera kanë ardhur edhe nga brenda skuadrës. Një nga bashkëlojtarët e Clarke, Wells, tha:

“Gjithçka që ka përjetuar gjatë kohës që kam qenë në Memphis, ai prapë vinte me një buzëqeshje në fytyrë dhe ishte një dritë në dhomën e zhveshjes, një person vërtet frymëzues. Memphis nuk do të jetë i njëjtë pa ty.”

Edhe kryetari i Bashkisë së Memphis, Paul Young, ka dhënë një deklaratë publike ku ka vlerësuar kontributin e Clarke jo vetëm në fushë, por edhe në komunitet.

“Brandon Clarke përfaqësonte gjithçka që ky qytet do forcë, zemër, përulësi dhe qëndrueshmëri. Ai e luante lojën me gëzim dhe i dha komunitetit tonë kaq shumë arsye për t’u ndjerë krenar. Për shumë banorë të Memphis, Grizzlies janë familje. Brandon ishte pjesë e kësaj familjeje. Ndikimi i tij shkonte shumë përtej basketbollit. Fëmijët e shikonin si model, tifozët besonin tek ai dhe ky qytet e përqafoi plotësisht. Në emër të qytetit të Memphis, dua të shpreh lutjet dhe ngushëllimet më të thella për familjen e Brandon, shokët e skuadrës, organizatën e Grizzlies dhe çdo tifoz që po vuan sot.”

Clarke ishte i njohur për energjinë e tij pozitive, buzëqeshjen e vazhdueshme dhe përulësinë që e bënte të dashur jo vetëm për shokët e skuadrës, por edhe për tifozët.

Poll

Lexo gjithashtu