Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Ethet e finales në New York, biletat për Knicks arrijnë mbi 100 mijë dollarë

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Ethet e finales në New York, biletat për Knicks arrijnë mbi
San Antonio Spurs - New York Knicks

New Yorku është përfshirë nga mania e basketbollit, teksa Knicks janë shumë pranë fitimit të titullit të parë kampion në NBA që nga viti 1973.

Pas dy fitoreve në transfertë ndaj San Antonio Spurs, seria finale zhvendoset në “Madison Square Garden”, ku skuadra mund të afrohet edhe më shumë me trofeun para tifozëve të saj.

Interesi i jashtëzakonshëm ka sjellë një shpërthim të çmimeve të biletave. Për ndeshjen e tretë të serisë, disa tifozë kanë paguar deri në 11.736 dollarë për një vend në tribunë, ndërsa çmimet fillestare kanë kaluar 7 mijë dollarët.

Shifrat bëhen edhe më marramendëse për sfidën e katërt, e cila mund të rezultojë vendimtare për shpalljen kampione të Knicks, duke kaluar shifrën e 100 mijë dollarëve. 

Sipas platformës “Gametime”, një biletë pranë parketit po shitet për më shumë se 104 mijë dollarë, duke reflektuar entuziazmin e jashtëzakonshëm që ka pushtuar qytetin për një moment historik që pritet prej më shumë se 50 vitesh.

Poll

Lexo gjithashtu