New York Knicks ka shkruar historinë me “gërma të arta” në mbrëmjen e së shtunës, pasi korri suksesin e parë pas 53 vitesh në finalen e play-off-it përballë San Antino Spurs.
“The Knicks” triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 94 me 90, i pesti më i mirë i arritur në shtatë seritë e fundit.
Protagonist në parket ishte Janelen Brunson, me 45 pikë të shënuara, 3 rebounde dhe 2 asiste. Edhe Mikael Bridges pati ndikimin e tij duke shënuar 14 të tilla si dhe 2 rebounde dhe 4 asiste.
Një mesazh pas këtij triumfi në adresë të klubit pati edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“Çfarë viti ka qenë, dhe akoma më shumë, çfarë fitoresh të jashtëzakonshme kemi dëshmuar në finalet e playoff, sidomos në katër të fundit. Ndoshta, historia më e madhe e shkruar në basketboll”, shkruhet në postimin e tij.
View this post on Instagram
