Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

BASKETBOLL FEMRA/ Partizani fiton derbin përballë Tiranës, finalisti vendoset në përballjen e pestë

Shkruar nga NEWSPORT
BASKETBOLL FEMRA/ Partizani fiton derbin përballë Tiranës,
Partizani-Tirana

Partizani ka rikthyer gjithçka në baraspeshë në gjysmëfinalet “play-off” të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra, duke mposhtur Tiranën në derbin e radhës.

Në një sfidë të luftuar në pallatin e sportit "Asllan Rusi", skuadra e drejtuar nga Eliverta Bujari triumfoi me rezultatin e ngushtë 64-62, duke barazuar serinë në 2-2. Ndeshja u karakterizua nga rivalitet i lartë, me Partizanin që krijoi diferencën në periodën e dytë, ndërsa Tirana reagoi fort në vijim.

Momenti vendimtar erdhi në sekondat e fundit, kur Dasia Evans realizoi koshin e fitores. Në këtë sukses spikatën edhe Lauren Carter me 20 pikë, Najiyah Pack-Maddox me 18 dhe Ornela Lalaj me një “double-double” prej 13 pikësh dhe 12 kërcimesh.

Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë dhe të fundit, që do të përcaktojë skuadrën finaliste përballë Flamurtari.

Poll

Lexo gjithashtu