Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Noc-Rrokun sportit edhe për Ligjin e Sponsorizimit!

Shkruar nga NEWSPORT
Noc-Rrokun sportit edhe për Ligjin e Sponsorizimit!
Gerti Carcani

Nga Gert Carcani

Mes faktit dhe perceptimit, siç edhe vetë KM Rama u shpreh para ligjvënësve të tij, të majtë, ditë më parë, natyrisht edhe sporti ka pjesën e tij, sado të vogël, por aspak të injorueshme, si në fakt, por edhe në perceptim. Nuk është plotësisht ashtu siç thuhet e shkruhet, u rrekën të thonë nga ministria në lidhje me aktin normativ të rrëzuar qe në start, për të mos thënë pa e begenisur fare që ta shikonin, apo vlerësonin.

Shkurt e thjeshtë: Mirë lekë "s'paska më", por ky ligji i sponsorizimit kur mendohet të vijë në Parlament?

Por, edhe kjo mbetet një barcaletë e bukur në atë oazin "përvëlues" mes faktit dhe perceptimit.

"Varrosja" e shtetit për sportin, me ndërprerjen e të gjitha financimeve sportive natyrisht ka shtuar pak vapën e institucioneve sportive. Por, askush nuk e kuptoi pse Rama do me çdokusht ta bëjë sportin armik, apo, pse jo, edhe faktor zemërate në shtator. Në anën tjetër, edhe heshtja e institucioneve të refuzuara është një kapitull më vete habitor, se si sistemi hedh e pret çdo llokmë buxheti, pa cënuar në asnje moment edhe principin feudal, me garancinë që këta këtu i kemi.

Heshtja e plotë e FSHF-së, për të vazhduar me "vdekjet klinike" të federatave sportive që kërkuan para' në aktin normativ e morën Noc-rrokun e që sërish heshtin mbetet një dilemë e madhe. Për të mos harruar kurrsesi as KOKSH që përsëri nuk reagoi. E që duhej të ulëriste, edhe për shkak të refuzimit të fondeve për lojërat mesdhetare. Të paktën deri më sot. Dhe ata, duhet të flasim, ose të presin... Por deri sa?

Në pafundësi...deri në etër...

E nëse nuk gjejnë forcë argumenti për rrëzimin e aktit normativ për fond shtesë, një pyetje nuk mund të rrijë pa u konsumuar: ai mut ligji për sponsorizimin a do të vijë ndonjë herë në Parlament? Pritshmeritë ishin të mëdha që edhe në këtë fund-sesioni të kishte shpresë se draft-ligji do të kalontë në seancë plenare. Jo që nuk kaloi, por nuk ka dalë ende as nga sirtari i burokratit më të vogël në ministri. Dhe natyrisht, edhe kjo fabula e sponsorizimit më risjell në vëmendje dy histori suksesi se si shteti përkëdhel sedrën e tij, për të prodhuar sa më shume hapësirë ligjore në suport të biznesit.

Së pari, dikur një drejtor i lartë administrate, (pak rëndësi ka i majtë, a i djathtë), shumë tifoz futbolli e qau një komunikim me vartësen, shefe kabineti, teksa ajo i tha: shef erdhi filani për atë problemin që jeni në dijeni.

Ah, po,- iu përgjigj. Kontaktojeni, mirëpriteni me shumë buzëqeshje e një caffe' të ngrohtë shprese e mirësjelljeje, e natyrisht mos i mbaroni punë. Fisnikëria përherë duhet testuar tha.....

Dhe së dyti, akoma më lart në hierarki shtetërore, kur titullari shpëlante zyrtarin vartës se pse nuk ia mbaronte një certifikatë hipotekore dikujt me peshë që e deshte, ishte po ky personazh që e rimerrte sërish vartësin dhe i thosh: sakën se ia bën certifikatën , qërohesh me sekonda....

Kështu duket dhe kjo historia e ligjit të sponsorizimit në sport. Jane bërë shumë takime, shumë komunikime, jane ndare shumë buzëqeshje e janë skalitur shumë pritshmëri, janë ngrënë dreka pa fund me receta mastër shefash, por në fund, mesazhi pas mbledhjeve ka qenë: lëre pezull të vdesin. Asnjë hap...

E mesa duket, sportit, pas groposjes financiare nga shteti, noc-rrokun do të marrë edhe nga Ed Rama, edhe për Ligjin e Sponsorizimit. Mesa duket e shijojnë këtë gjë, dhe ne i biem daulles kot....

Poll

Lexo gjithashtu