Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Merr fund “drama” e çiftit Icardi – Wanda Nara, sulmuesi pranë divorcit me gruan, gjykata rrëzon pretendimet absurde (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund “drama” e çiftit Icardi – Wanda Nara,
Mauro Icardi dhe Wanda Nara

Ka marrë një tjetër rrjedhë procesi i divorcit mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Dy vite pasi çifti depozitoi kërkesën për ndarje, gjykata italiane ka thënë tashmë fjalën e saj lidhur me këtë çështje që po zien në mediat rozë.

Bëhet fjalë për një sërë pretendimesh të modeles argjentinase, e cila ka kërkuar shifra të majme si shpërblim për zgjidhjen e martesës, ku përfshihen 250 mijë euro për të, 65 mijë euro për secilën nga vajzat dhe 100 mijë të tjera për divorcin.

Pretendime të cilat u rrëzuan ditën e djeshme nga kjo gjykatë, e cila si duket ka anuar nga ana e sulmuesit të Galatasaray-it, i cili përmes një “Story” në profilin e tij, ndan gëzimin me ndjekësit.

“Sa mirë që drejtësia italiane funksionon. Më quanin të çmendur pse i paraqita të gjitha dokumentet në Itali”, shkruan në fund, Icardi.

Merr fund “drama” e çiftit Icardi – Wanda Nara,
"Story" i Mauro Icardit"

 

Poll

Lexo gjithashtu