Miqësorja mes Interit dhe Karlsruher
Tim Civeja ka gjetur rrugën e rrjetës, në debutimin me skuadrën e tij të re Karlsruher përballë Interit, në kuadër të miqësores, përfunduar 1-2 në favor të zikaltërve.
Mesfushori shqiptar shënoi në të 50-tën minutë pas një shërbimi të përkryer të Broschinskit që gjeti saktë 24-vjeçarin për të mposhtur portierin Martinez.
Kujtojmë se Civeja kaloi këtë verë te Karlsruher, pasi u transferua nga Saarbrucken. Sa i takon paraqitjeve me kombëtaren, ai numëron 5 prezenca me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, ndërsa përpara se t'i thoshte "PO" ftesës për t'u veshur kuqezi, lojtari është provuar edhe në skuadrat zinxhir të kombëtares së Gjermanisë.
Goli i Tim Civeja © KSC Karlsruher
Poll
