Luis Hasa
Luis Hasa është futbollisti i ri i Frosinones. Është vetë klubi lacial që ka njoftuar afrimin e mesfushorit të Shqipërisë përmes postimi në rrjetin social në Facebook.
22-vjeçari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e tij të re, ndërsa vetë Frosinone e ka siguruar me të drejta të plota kartonin e tij duke ia marrë përfundimisht Napolit, ekip me të cilin fitoi një titull në sezonin 2024/25.
Një kapërcim i rëndësishëm ky për një prej talenteve më premtues, si në kampionatin italian të Serie A, ashtu edhe për Shqipërinë, ku Hasa bëri debutimin pikërisht përballë Izraelit në miqësoren e humbur në qershor, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.
Poll
