Gjelbrim Taipi
Gjelbrim Taipi është futbollisti i ri i FC Feronikelit 74. 33-vjeçari u prezantua ditën e sotme pranë skuadrës së tij të re, ndërsa ka hedhur edhe firmën në kontratë.
Së fundmi, mesfushori me tiparet defensive ka qenë pjesë e FC Prishtinës, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Partizanit dhe Kukësit në kampionatin shqiptar. Me të kuqtë, Taipi fitoi Superkupën në sezonin 2023/24.
POSTIMI:
"Mirë se vjen, Gjelbrim Taipi!
Me kënaqësi ju njoftojmë se Gjelbrim Taipi është zyrtarisht pjesë e FC Feronikeli 74.
Pas një karriere të ndërtuar në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, Gjelbrimi i bashkohet skuadrës sonë për të sjellë përvojën, cilësinë dhe lidershipin e tij në mesfushë."
Poll
