Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Nuk bëri pjesë në planet e trajnerit Orges Shehi, kryeqytetasit marrin vendimin për fatin e mbrojtësit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk bëri pjesë në planet e trajnerit Orges Shehi,
Christopher Mamengi

Christopher Mamengi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Prishtinës për sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit kanë njoftuar ndërprerjen me kompromis të marrëveshjes me mbrojtësin, i cili në edicionin që lamë pas u paraqit në 23 ndeshje gjithsej. 

Prania e tij është konsideruar e tepërt nga trajneri Orges Shehi i cili s'e ka pjesë të planeve, ndaj dhe për këtë arsye u vendos që palët të shkonin drejt "divorcit". 

Kujtojmë se 25-vjeçari kaloi te Prishtina pas aventurës në Almere City, ekip që militon në ligën e dytë për nga rëndësia në kampionatin holandez.

Poll

Lexo gjithashtu