Besa e Kavajës - Partizani
Partizani është mposhtur nga Besa e Kavajës, në kuadër të miqësores së parë të vlefshme për fazën përgatitore.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Luz i Vogël” përfundoi me shifrat 1-2 në favor të kavajasve. Golin e vetëm tek të “të kuqtë” e shënoi Albers Keko në minutën e 13-të të sfidës.
Një debutim jo siç pritej për trajnerin rumun Florin Bratu, i cili do të duhet të merret akoma dhe më shumë me skuadrën dhe të inkuadrojë idetë e tij për “testet” e ardhshme, përpara se t’i drejtohet sezonit të ri në Superiore.
Poll
