Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta “ngec” përballë rumunëve, ekipi i Edlir Tetovës nuk ia del në miqësoren e radhës në Bullgari (REZULTATI)

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta “ngec” përballë rumunëve, ekipi i Edlir
CSM Slatina - KF Teuta

Teuta është mposhtur nga CSM Slatina, në ndeshjet e katërt miqësore gjatë fazës përgatitore. Sfida e zhvilluar në Bullgari, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të ekipit rumun.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga “djemtë” e Edlir Tetovës, goli nuk erdhi. Kështu, skuadra e Ligës së Dytë së Rumanisë, ia doli që të triumfonte minimalisht, në një duel të luftuar.

Megjithatë, pavarësisht humbjes klubi i Teutës thekson në rrjetet sociale se prioritet mbetet konsolidimi i ideve të lojës. Pra, Edlir Tetova po krijon idetë e tij para nisjes së sezonit të ri të “Abissnet Superiore”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

Poll

Lexo gjithashtu