Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Humbje që i shokoi të gjithë, Mbappe “ul armët” pas eliminimit: Nuk funksionojë asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje që i shokoi të gjithë, Mbappe “ul armët”
Kylian Mbappe

Edhe pse Franca u konsiderua favoritja e madhe, jo vetëm për të mposhtur Spanjën në gjysmëfinale, por edhe për të fituar Kupën e Botës 2026, “Gjelat” dështuan.

Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps u “thye” 0 – 2 nga iberikasit, ndërsa ishin “inekzistent” në fushë përgjatë 90 minutave. Pas kësaj disfate, reagoi për mediat ylli i Francës, Kylian Mbappe:    

Nuk luajtëm siç donim. Plani ynë ishte të bënim presion të lartë që të mos i linim të kontrollonin ritmin, por dështuam. Në mesfushë gjendeshim vazhdimisht në situata 3 kundër 2, dhe kundër Spanjës ky është një problem i madh.

Ishte ëndrra jonë të shkonim në finale. Tani ka një zhgënjim të madh, por duhet ta marrim veten, të shkojmë me pushime dhe të fillojmë një kapitull të ri.”         

Poll

Lexo gjithashtu