Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E gjithë vëmendja në Texas, SONTE luhet gjysmëfinalja e parë e Botërorit 2026 (ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
E gjithë vëmendja në Texas, SONTE luhet gjysmëfinalja e
Trofeu i "Botërorit" dhe topi zyrtar

Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, teksa mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes Francës dhe Spanjës. Sfida do të luhet në orën 21:00, në Texas, me dy prej përfaqësueseve më të forta të futbollit botëror që synojnë një vend në finalen e madhe.

Franca, dy herë kampione e botës dhe aktualisht e treta në renditjen e FIFA-s, vjen në këtë përballje pas një ecurie bindëse në turne. Në krahun tjetër është Spanja, kampione bote në vitin 2010 dhe e dyta në renditjen e FIFA-s, e cila ka treguar një futboll të organizuar dhe efikas gjatë gjithë kompeticionit.

“Gjelat” vijnë në këtë sfidë pasi mposhtën me shifrat 2-0 Marokun në çerekfinale. Në krahun tjetër, “Furia e  Kuqe” ia doli të triumfonte me shifrat 2-1 përballë kombëtares së Belgjikës.

Poll

Lexo gjithashtu