Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Dogji” kualifikimin e Norvegjisë, tifozët i shpallin “luftë” sulmuesit të Atletico Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
“Dogji” kualifikimin e Norvegjisë, tifozët i shpallin
Sorloth dhe Haaland

Norvegjia zhvilloi paraqitje të denjë kundër Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, por u eliminuan gjatë kohëve shtesë, ku triumfuan 2 – 1 “Tre Luanët”.

Në pjesën e parë, ku nordikët po kryesonin 1 – 0, sulmuesi Sorloth kishte gjithë hapësirën dhe kohën e mjaftueshme për të pasuar te Erling Haaland, i cili ndodhej bosh dhe në pozicion shumë të favorshëm.

Shtatlarti i Atletico Madrid në këtë aksion bëri më të vështirën, kërkoi të pozicionohej në qendër dhe më pas goditi. Por kjo humbje kohë, bëri që mbrojtësit e Anglisë të “neutralizonin” gjithçka.

Tifozët e Norvegjisë duket se nuk e kanë “falur” Sorloth. Deri tani, në postimin e fundit të 30-vjeçarit në Instagram, janë mbi 133 mijë komente me natyrë ofenduese dhe kritikuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexander Sørloth (@asorloth)

   

Poll

Lexo gjithashtu