Argjentina është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sfida e zhvilluar në 03:00 në stadiumin “Arrowhead Stadium” të Kansas City, përfundoi në shifrat 3-1.
“Albicelestet” e nisën mirë këtë takim që në minutën e 10-të kur Mac Allister gjeti rrugën e rrjetës në sajë të një goditje nga këndi, shërbyer mjaft mirë nga Leo Messi për avantazhin 1-0. Me këtë epërsi minimale u mbyll edhe pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Dan Ndoye rikthen baraspeshën në të 67-tën, duke hapur kështu plotësisht garën, me ndeshjen që prek shtesat pas përfundimit të kohës së rregullt në shifrat 1-1.
Gjithçka “thyhet” në minutën e 112-të, kur Julian Alvarez lëshon një “predhë” me të djathtën, duke mos i lënë asnjë shans portierit mik për të çuar shifrat në 2-1, ndërsa pak përpara vërshëllimës së fundit të kryesorit mendon Lautaro Martinez për t’i vënë “kapakun” sfidës dhe kualifikimit më tej.
Në fazën tjetër, prag finales së madhe, Argjentina e Leo Messit me shokë do të përballet me Anglinë.
(ARGJENTINË - ZVICËR: PËRMBLEDHJA KËTU)
