Nëse deri më sot, fituesit e Kupës së Botës kishin në stol një trajner që i përkiste të njëjtit shtet, këtë radhë mund të kemi të papritura. Tre prej skuadrave gjysmëfinaliste, si Franca, Spanja dhe Argjentina drejtohen nga një trajner vendas, ndërsa tek Anglia i kanë besuar punën një gjermani si Thomas Tuchel.
Pikërisht, 52-vjeçari ka një mision, sa të vështirë po aq edhe historik në këtë turne të Botërorit, pasi është vetëm 2 hapa larg trofeut më të lakmuar të globit. Ai duhet të kalojë fillimisht me sukses Argjentinën që mban dhe statusin e kampiones në fuqi, për të parë më pas një prej çiftit Francë – Spanjë në finalen e madhe të New York.
Në rastin më të mirë, që Tuchel udhëheq “Tre Luanët” drejt trofeut, do të bëhej automatikisht trajneri i parë në histori që shpallet kampion duke mos qenë vendas, por i huaj. Një “bast” ky për gjermanin, i cili krahas rivalëve në fushë, do sfidojë edhe historinë.
