Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Vetëm 18 ditë në detyrë, largohet trajneri që drejtoi kombëtaren në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 18 ditë në detyrë, largohet trajneri që drejtoi
Herve Renard

Eksperienca e Herve Renard në krye të kombëtares së Tunizisë ka zgjatur vetëm 18 ditë. Trajneri 57-vjeçar mori drejtimin e skuadrës gjatë Kupës së Botës 2026, pasi Sabri Lamouchi u shkarkua në nisje të turneut, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ekipit.

Nën drejtimin e Renard, Tunizia humbi 4-0 ndaj Japonisë dhe 3-1 ndaj Holandës, duke u eliminuar nga Botërori. Dy humbjet vulosën edhe fundin e aventurës së francezit në pankinën tuniziane.

Renard bëhet kështu një nga 15 trajnerët që janë larguar pas përfundimit të Botërorit. Tunizia ishte gjithashtu e vetmja kombëtare që ndërroi dy trajnerë gjatë këtij edicioni të Kupës së Botës.

Poll

Lexo gjithashtu