Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ Eliminimi nga Botërori “zgjon” Portugalinë, prezantohet trajneri i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Eliminimi nga Botërori “zgjon” Portugalinë,
Portugalia

Jorge Jesus është trajneri i ri i kombëtares së Portugalisë. Trajneri 71-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Al-Nassr, për të nisur një rrugëtim të ri me kombëtaren portugeze.

Jesus ka firmosur me Portugalinë një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërsa vlen të theksohet se kjo është hera e parë që 71-vjeçari drejton një përfaqësuese.

Më herët, Jesus ka drejtuar edhe skuadra si Estrela, Leiria, Braga, Benfica, Sporting Lisbonë, Al Hilal, Flamengo dhe Fenerbahce. Tekniku 71-vjeçar merr vendin e Roberto Martinez, i cili u largua pas eliminimit nga Botërori 2026, në fazën e 1/16-ave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portugal (@portugal)

Poll

Lexo gjithashtu