Spanja
Sonte prej orës 21:00, do të zhvillohet çerekfinalja mes Spanjës dhe Belgjikës. Yamal me shokë edhe pse po fitojnë “pa zhurmë”, sërish janë aty, mes më të mirëve dhe në “valle” për triufmin në Kupën e Botës 2026.
Ndeshja do të zhvillohet në “SoFi Stadium”, Kaliforni, ndërsa kapaciteti i impiantit arrin deri në 70.492 spektatorë. Në “letër”, Yamal me shokë janë ndjeshëm favoritë përballë Belgjikës, por fusha do jap verdiktin final.
Nëse i referohemi bilancit të përgjitshëm mes tyre, përgjatë 23 ndeshjeve, “Furia e Kuqe” ka 12 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. Fituesi në takimin Spanjë – Belgjikë do të duelojë në gjysmëfinale me Francën e “frikshme”.
Poll
