Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Flamuri serb përpara syve, por Granit Xhakës “s’i dridhet qerpiku”! PAMJET që kanë bërë xhiron e rrjetit gjatë momentit të penalltisë

Shkruar nga NEWSPORT
Flamuri serb përpara syve, por Granit Xhakës “s’i dridhet
Granit Xhaka - Flamuri serb në tribunë

Zvicra kaloi në çerekfinale, aty ku do të përballet me Argjentinën e Leo Messit. Mirëpo, duhet thënë se “helvetët” e patën goxha të vështirë përballjen me Kolumbinë, duke bërë që takimi të shkonte përtej kohës së rregullt.

U deshën penalltitë që Granit Xhaka me shokë të prenin “biletën” e kalimit më tej, njërën prej të cilën e goditi saktë edhe mesfushori shqiptar.

Ky i fundit u vu disi në “provë”, kjo për shkak edhe një detaji të spikatur nga kamerat në momentin që ai po bëhej gati të godiste.

Në të majtën e tij, në tribunën përballë ndodhej një flamur serb. Një tentativë dukshëm e injoruar nga Xhaka, i cili zgjodhi ta jap përgjigjen e tij të ftohtë duke mposhtur portierin Vargas.

Një fund i lumtur për Xhakën dhe i hidhur për Kolumbinë dhe tifozit që guxoi ta sfidojë shqiptarin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu