Zvicra ka shkruar historinë, helvetët mposhtën pas penalltive Kolumbinë dhe siguruan çerekfinalet në Kupën e Botës 2026, hera e parë që arrijnë në një fazë kaq të lartë.
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili mban edhe pozitën e kapitenit te Zvicra ishte ndër më të mirët në fushë. 33-vjeçari u vlerësua me notën 8.0 nga “SofaScore”, vetëm portieri Kobel ishte më lartë, 9.3. Pas kësaj arritje të “padëgjuar” për kombëtaren zviceriane, Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale.
“Udhëtimi vazhdon… Ëndrra është gjallë. Çerekfinale. Le të vazhdojmë të besojmë”, mesazh i mesfushorit shqiptar në Instagram.
Në këtë postim, kanë reaguar edhe lojtarë të Kombëtares si Berat Gjimshiti apo Mirlind Daku. Në çerefinale të Kupës së Botës 2026, helvetët do të përballen me Argjentinën, kampionët në fuqi të kompeticionit.
