Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E KRYER/ Nuk përtypet eliminimi nga Botërori! Trajneri merr vendimin pa kthim, ja kush pritet ta zëvendësojë

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Nuk përtypet eliminimi nga Botërori! Trajneri merr vendimin
Roberto Martinez dhe Maurico Pocchetino

Roberto Martinez nuk do të jetë më trajneri i Portugalisë. Është vetë tekniku 52-vjeçar i cili e komunikoi këtë vendim në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Spanjën, përfunduar në favor të këtyre të fundit minimalisht 0-1.

"Erdha me qëllimin për të fituar Kupën e Botës, dhe për shkak se nuk ia dola ta fitoj, nuk ka kuptim që unë të vazhdoj. I erdhi fundi këtij cikli. Është koha për zëra të rinj dhe një udhëheqës të ri", u shpreh Martinez. 

Mediat në Portugali, ndërkohë, e bëjnë fakt të kryer emërimin e trajnerit Jorge Jesus në stolin e luzitanëve. Më parë, ky trajner ka qenë pjesë e ekipit të Al Nassr në Ligën saudite dhe për koiçidencë, përkon me skuadrën në të cilën aktivizohet edhe sulmuesi Cristiano Ronaldo. 

Poll

Lexo gjithashtu