Vllaznia do të përballet me Malishevën, në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve të Conference League, të enjten më 9 korrik prej orës 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Pak ditë para këtij dueli të rëndësishëm europian për shkodranët, presidenti i klubit Alban Xhaferi ka zgjedhur të ndezë “shkëndijat” e para në rrjetet sociale, përmes një postimi në Instastory.
Në foton e postuar, shihen sulmuesi Bekim Balaj, mbrojtësi Erdenis Gurishta dhe Edon Murataj. Tregues ky që konfirmon “zellin” e kuqebluve për të “shkelur gazin” që në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri.
Duhet thënë se performanca e skuadrës së trajnerit Edi Martini nuk ka qenë fort bindëse në miqësoret që shkodranët zhvilluan në fazën përgatitore, mirëpo te Vllaznia, kanë shtrirë të gjithë fokusin tek kjo përballje e një rëndësie të lartë.
