Egnatia
Klubi i Egnatias ka dorëzuar në UEFA, listën e lojtarëve për turin e parë të Champions League. Në ndeshjen e parë do të luajë në transfertë ndaj moldavëve të Petrocub, më 8 korrik prej orës 19:00.
Në listë bie në sy mungesa e Flamur Ruçit. Ndërsa “Newsport.al” ka zbuluar se aryseja e mungesë së mesfushorit 24-vjeçar është dëmtimi. Ky dëmtim pritet ta lërë jashtë fushave Ruçin për 2-3 javë.
Një humbje për trajnerin Nevil Dede, i cili nuk do të ketë në dispozicion shërbimet mesfushorit që ishte protagonist në sezonin që lamë pas. Ruçi shënoi 4 gola dhe asistoi në 4 të tjerë, duke qenë kyç për titullin e 3-të radhazi të rrogozhinasve.
Poll
