Argjentina fitoi me vuajtje 3-2 përballë Kepit të Gjelbër, duke shkuar në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Pas këtij dueli, emocional është shfaqur edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili duket se ka pranuar tërthorazi që mbështet Argjentinën.
“Një përqafim të gjithë Argjentinën dhe urime, sepse zemra sot… gjithashtu për ne neutralët që ishim me të dy…”, u shpreh fillimisht Infantino, por duke “zbukuruar” më pas fjalët e tij.
Vlen të përmendet se tifozët në rrjet e akuzojnë kreun e FIFA-s si tifoz të “thekur” të Leo Messit. Madje aludimet shkojmë më tej, si Botërori i “falur” në vitin 2022 apo favorizimet që po i bëhen Argjentinës në këtë Kupë Bote.
???? Infantino said he suffered for Argentina today:
— The Touchmine | ???? (@TouchmineX) July 4, 2026
FIFA President Gianni Infantino confirmed that he suffered tonight while following the Argentina match. ????????
But he quickly realized what he had said, so he backpedaled and added that he is neutral. ????????♂️
Why isn't he sacked…
