Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Rekord negativ, mbrojtësi i Egjiptit futet në historinë e Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Rekord negativ, mbrojtësi i Egjiptit futet në historinë e
Mohamed Hany

Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany ka vendosur një rekord të pazakontë në Kupën e Botës 2026, duke u bërë futbollisti i parë në histori që shënon dy autogola në të njëjtin edicion të turneut.

Autogoli i dytë erdhi në ndeshjen ndaj Australisë, kur një goditje dënimi e Aiden O’Neill devijoi nga Hany dhe përfundoi në rrjetë, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1. Vetëm pak minuta më herët, mbrojtësi egjiptian kishte marrë ndihmë mjekësore pas një përplasjeje në fushë, por vendosi të vazhdonte lojën.

Hany kishte realizuar edhe një autogol në fazën e grupeve, në barazimin 1-1 ndaj Belgjikës, duke hyrë kështu në historinë e Kupës së Botës me një rekord që asnjë futbollist nuk do ta dëshironte.

Poll

Lexo gjithashtu