Të prekësh fazën me eliminimin direkt, duke marrë në konsideratë faktin se vjen si debutuese e këtij turneu, mbetet një prej dëshmive më historike të këtij Botërori 2026 për Kepin e Gjelbër. Në fazën e grupeve morën vetëm barazime, duke ndalur kundërshtarë si Spanja, Uruguai dhe Arabia Saudite; një ëndërr që vazhdon të jetojë edhe sot tek kombëtarja “modeste”.
Së fundmi, presidenti i federatës ka guxuar më tej, duke bërë një parashikim në dukje “supersticioz” për sfidën e radhës që do ta luajnë përballë Argjentinës, në kuadër të 1/32-tave që do të zhvillohet pikërisht në orën 12:00 të mëngjesit të së shtunës.
“Kam bindjen se Kepi i Gjelbër do ta mposhtë Argjentinën, me shifrat 1-0. Luajmë për të fituar, sidomos kur pritjet për një ekip janë të ulëta dhe ai ekip është i etur për të fituar, është e mundur. Një komb i vogël si Kepi i Glebër duhet të surprizojë vazhdimisht njerëzit. Ka 100% besim, shpresë dhe ekipi do të japë gjithçka deri në pikën e fundit të djersës. Kjo është arsyeja, pse kemi shanset maksimale për të mposhtur Argjentinën”, tha Jose Maria Neves.
