Sebastien Desabre
Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sebastien Desabre ka marrë një lajm të trishtë pas humbjes me Anglinë në 1/32-at e Botërorit 2026. Babai i “timonierit” ka ndërruar jetë.
Ai është informuar menjëherë pas ndeshjes, ndërsa tani Desabre po udhëton për të shtëpi, për të qenë pranë familjarëve në këtë moment të vështirë. 49-vjeçari francez humb kështu njeriun e shtrenjtë të familjes.
Kujtojmë që Republika Demokratike e Kongos u eliminua nga Kupa e Botës me “kokën lart”. Ata u mposhtën nga Anglia në 1/32-t me përmbysje, me shifrat 2-1.
Poll
