Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Mbrojtësi i Ekuadorit “digjet” nga rregulli i ri i FIFA-s, blerja e re e Arsenalit e bën “baltë” në minutat e fundit përballë Meksikës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mbrojtësi i Ekuadorit “digjet” nga rregulli i ri i
Piero Hincapie

Ekuadori i bëri të gjitha, përveç golave në fushën e lojës. Kombëtarja u mposht nga Meksika me rezultatin 0-2, duke iu dorëzuar fatit të saj, eliminimit nga Kupa e Botës në mënyrën më të turpshme të mundshme.

Megjithatë, për t'i hedhur "benzinë zjarrit", mendoi mbrojtësi i ekuadorianëve, Piero Hincapie, i cili nuk i shpëtoi vëmendjes së arbitrit, kjo për shkak të rregullit të ri të FIFA-s, i quajtur si ligji "Prestianni".

Teksa po i drejtohej sulmuesit të Meksikës, Santi Gimenez, mbrojtësi mbuloi gojën në tentativë për të mos rënë në sy, por harroi detajin e vetëm se në sytë e të gjithë shikuesve, e në veçanti kryesorit, s'mund të ndërmarrësh veprime të nxituara.

Kjo solli dhe të kuqen e menjëhershme në minutën e 90'+5, thënë ndryshe në çastin kur po mbyllej edhe ndeshja. Kështu, blerja më e re e Arsenalit, bëhet i dyti që bie në "kurthin" e këtij ligji, pas Miguel Almiron të Paraguait. 

Poll

Lexo gjithashtu