Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Meksika vazhdon me “ritmin” e fitoreve, nuk kursehen as Ekuadorin në “tempullin” e saj dhe kthen sytë nga... Anglia

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Meksika vazhdon me “ritmin” e fitoreve, nuk kursehen as
Meksika

“Thur” fitore dhe ndjekje të rrugëtimit të “ëndrrave”. Kështu po tingëllon ecuria e Meksikës në vazhdën e sukseseve që po “korr” në Kupën e Botës, teksa këtë radhë ka nxjerrë nga gara Ekuadorin. Sfida e zhvilluar në orën 03:00 të mëngjesit, në stadiumin “Estadio Banorte” përfundoi me shifrat 2-0.

Julian Quinones çeli siparin e takimit me një supergol në minutën e 22-të për avantazhin e meksikanëve, përpara se Raul Jimenez të kujdesej për dyfishimin e rezultatit, që mbeti i “stampuar” edhe në fraksionin e dytë.

Në këto çaste, Meksika do të pres me shumë “kërshëri” verdiktin që do të sjellë ndeshja mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos, sfidë kjo që do të luhet sot në orën 18:00.

(PËRMBLEDHJA: MEKSIKË - EKUADOR)

Poll

Lexo gjithashtu