Gjermania edhe pse e mbylli në vendin e parë të Grupit E, ka dështuar që në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direk të Kupës së Botës 2026.
“Pancerat” u mposhtën në raundin e 1/32-ave ndaj Paraguait, aty ku gjithçka u vendos nga “ruleta ruse”. Pas kësaj “drame” për Gjermaninë, ka folur për media kapiteni Joshua Kimmich.
“Si fëmijë, gjithmonë e kam parë Gjermaninë të arrijë në gjysmëfinale dhe finale. Nuk mund t’ua jepnim këtë njerëzve që shikonin në shtëpi.
Mendoj se njerëzit në Gjermani kanë nevojë për diçka për të cilën të jenë krenarë në këtë moment, për fat të keq kjo nuk është skuadra kombëtare.
Ne, lojtarët në fushë, bëmë gabime dhe marrim përgjegjësinë. Nuk kishte faj trajneri, nuk e kishte media, nuk e kishte arbitri, nuk e kishte kundërshtari. E kemi ne lojtarët”, u shpreh kapiteni i gjermanëve.
