Gjermani - Paraguai
Prej orës 22:30 me atë lokale të Shqipërisë, do të nis ndeshja Gjermani – Paraguai, e vlefshme për fazën e 1/32-ave në Kupën e Botës 2026.
Të dyja kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, ndërsa bie në sy lëvzija taktike e trajnerit të “Panerave”. Julian Nagelsmann ka vendosur “pykë” Kai Havertz, ndërsa sulmues të dytë Deniz Undav.
Një qasje të tillë, Nagelsmann nuk e ka përdorur te Gjermania në këtë Botëror.
Në një kompeticion të tillë, Gjermania ka vetëm një precedent ndaj Paraguait, konkretisht në vitin 2002, ku 4 herë kampionët e Botës fituan 1 – 0 në çerekfinale, goli i Oliver Neuville, çka do të thotë se për paraguaianët do të jetë përballje kundër historisë.
Gjermani - Paraguai
Poll
