Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi "godet" në merkato, ish-sulmuesi i Teutës bashkohet me verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi "godet" në merkato, ish-sulmuesi i Teutës
Kukesi

Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e radhës për repartin e sulmit. Klubi verilindor ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Devit Demircani, i cili ka hedhur firmën mbi një kontratë dyvjeçare.

Demircani vjen në Kukës pas një aventure te Trepça në Kosovë, ku gjatë sezonit të fundit regjistroi 22 paraqitje dhe shënoi 5 gola. Lojtari nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi më herët ka qenë pjesë edhe e Teutës.

Kukësi shpreson që kontributi i tij të ndihmojë skuadrën në objektivat e sezonit të ri për tu ngjitur në Kategorinë Superiore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

 

Poll

Lexo gjithashtu