Logoja e Flamurtarit dhe Oltijon Kërnaja
Burime për media, bëjnë të ditur se Flamurtari ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Mehdi Çoba nga Drenica e Superligës së Kosovës. Me këtë afrim, trajneri i ekipit vlonnjat, Oltijon Kërnaja do të ketë më shumë opsione në fazën ofensive.
Po ashtu, më herët është bëri i ditur edhe kalimi i mesfushorit Eslit Salas te kuqezinjtë, e ku pritet vetëm zyrtarizimi. Interesante është se të dy lojtarët në fjalë kanë luajtur me Vllazninë, Mala e ka si eksperiencë të fundit, kurse Çoba mes viteve 2020-2025.
Flamurtari nën “dirigjimin” e Kërnajës në pankinë, do kërkojë ngjitjen në Superiore, pasi sezonin 2026-2027 do të militojë në Kategorinë e Parë.
Poll
