Vetëm pak minuta më parë, klubi i Ilirisë njoftoi që trajneri i ri i ekipit do të jetë Dritan Smajli. Ndërsa pas prezantimit të rikthimit të lezhjanit, klubi nga Fushë-Kruja ka bërë një tjetër reagim.
Por ky reagim lidhet me trajnerin që u largua, Matias Tatangelo. Iliria ka shpjeguar për tifozët arsyet e largimit të argjentinasit 40-vjeçar, ku theksohet se para ndeshjes se “play-off” ka pasur keqkuptime.
NJOFTIMI:
KF Iliria njofton se ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas. Ky vendim është marrë pas situatave të krijuara para ndeshjes së “play-off”, ku kanë pasur keqkuptime me grupin e lojtarëve dhe mungesë disipline, gjë që e bëri të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. Klubi e falënderon për punën e deritanishme dhe i uron suksese në vazhdim.

