Suleiman Danladi
Suleiman Danladi është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës. Pasi mbylli aventurën e tij me Pogradecin, mesfushori 25-vjeçar ka vendosur që të nisë një rrugëtim të ri me “verdhezinjtë”.
“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin Suleiman Danladi, i cili i bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar”, shkruan ndër të tjera klubi kavajas.
Vlen të përmendet se pikërisht te pretendentët për t’u ngjitur në Superiore, Pogradeci, nigeriani ra në sy me paraqitjet e tij. Ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe në vendlindje si dhe Turqi.
View this post on Instagram
Poll
