Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ Kampionët ia bëjnë “bum” në merkato, transferojnë ish-in e Partizanit dhe Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Kampionët ia bëjnë “bum” në merkato,
Patrik Fetaj kur ishte pjesë e Partizanit

Pasi u shpall kampione në Kategorinë e Dytë dhe siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, Besëlidhja ka nisur nga puna me merkaton. Lorenc Trashi mesa duket është vetëm fillimi i transferimeve.

Burime për “Newsport.al” raportojnë se klubi lezhjan ka arritur akordin për transferim e Patrik Fetajt. Ky i fundit do të mbyllë aventurën e tij me Burrelin, për t’u rikthyer te Besëlidhja, aty ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Kujtojmë që Fetaj e ka nisur karrierën e tij te Partizanit, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe me Dinamon. Nga drejtuesit lezhjanë, mbrojtësi i krahut të djahtë shihet si i duhuri për të përforcuar prapavijën.

Më herët, 28-vjeçari është aktivizuar me Besëlidhjen nga vitit 2018 deri në 2022-shin. Ndërsa tani, është gati të japë përsëri kontributin e tij, në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu