Flamurtari
Thierno Barry është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën në Qipro me Krasava ENY, për të nisur një rrugëtim të ri në elitën e futbollit të Shqipërisë.
Futbollisti numëron edhe 10 ndeshje me Kombëtaren e Guinesë, ndërsa karrierën e ka nisur në Spanjë. Barry ka luajtur me ekipe si Tenerife, Logrones, Pagos, EN Paralimni, Cherno More dhe Akritas Chloraka.
“Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, sulmuesin e krahut të Kombëtares së Guinesë, Thierno Barry, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri”, shkruan klubi vlonjat.
View this post on Instagram
Poll
