Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ngjitja në Superiore është kthyer në “detyrim”, Pogradeci “skanon” të gjithë ekipin para sezonit të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Ngjitja në Superiore është kthyer në “detyrim”,
Pogradeci

Ekipi i Pogradecit po vazhdon me fazën përgatitore në prag të sezonit të ri, ndërsa objektivi mbetet i qartë për edicionin 2026-2027, ngjitja në Superiore.

Edhe pse liqenorët i kanë shkuar shumë pranë elitës së futbollit shqiptar në 2 sezonet e fundit, nuk ia kanë dalë në fazën “Play-Off”.

Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Pogradecit tregon pamjet nga seancat përgatitëse, ndërsa stafi teknik po monitoron paraqitjen e çdo lojtari.

Seancat stërvitore vazhdojnë me intensitet për të vlerësuar ecurinë e skuadrës dhe për të parë nga afër cilësitë e lojtarëve të rinj që i janë bashkuar liqenorëve.

Stafi teknik po monitoron me kujdes paraqitjen e secilit futbollist, ndërsa puna vijon me synimin për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ri”, postimi i Pogradecit.   

 

Poll

Lexo gjithashtu