Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Me Oltijon Kërnajën “arkitekt” në pankinë, Flamurtari prezanton “togat udhëheqës” për ngjitjen në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Me Oltijon Kërnajën “arkitekt” në
Logoja e Flamurtarit dhe Oltijon Kërnaja

Në prag të sezonit të ri, klubi i Flamurtarit ka prezantuar stafin teknik në rrjete sociale. Pozita e trajnerit i takon Oltijon Kërnajës, i konfirmuar prej javësh.

Lejdi Licaj do të mbajë detyrën e zëvendëstrajner, shoqëruar nga Josel Shtrepi (trajner i portierëve) dhe Mishel Kita (përgatitës atletik).

Pas sezonit zhgënjyes 2025-2026, ku ekipi vlonjat nuk i rezistoi dot mbijtesës në Superiore, tashmë kuqezinjtë do të militojnë në Kategorinë e Parë. Pritet që eksperienca e trajnerit Kërnaja të ndihmojë Flamurtarin për t’u ngjitur sërish në elitën e futbollit shqiptar.

Trajneri tropojan ia doli të lërë “gjurmë” te Partizani, teksa i mori “Demat e Kuq” nga fundi i tabelës dhe i futi në “valle” për Kupat e Europës, ndonëse jo gjithçka përfundoi në mënyrën më të mundshme.   

    

Poll

Lexo gjithashtu