Malisheva ka fituar sot përballë Vllaznisë, ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Conference League. Sfida e zhvilluar në Prishtinë, përfundoi me shifrat e thella 5-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Thomas Brdaric.
“Ne kemi punuar shumë që të kalonim këtë raund. E dinim përpara që do ishte shumë e vështirë të luanim kundër Vllaznisë. Jam shumë krenar për djemtë e mi dhe sa sakrificë bëmë. Performancë në maksimum ishte 100%. Nuk mund të them asgjë tjetër. Jam shumë falenderues për djemtë e mi. Fillimisht do festojmë sot që kaluam raundin.
Nga nesër do mendoj për Hibernian. Çfarë presidenti, njerëzit dhe anëtarët ndërtuan në 10 vitet e fundit është e mrekullueshme. Kur më kërkuan që të vi këtu, u ndeza direkt. Të zhvilloj këtë skuadër në një nivel tjetër, e vlerësoj që m’u krijua mundësia. Si një trajner jam falenderues që drejtoj këtë skuadër të mrekullueshme”, u shpreh Brdaric.

