Vllaznia ia ka dalë të mposht Malishevën në “Loro Boriçi”, raundi i parë në Conference League. Ekipi shkodran fitoi 2 – 1 kundër rivalit nga Superliga e Kosovës. Goli i parë i ndeshjes erdhi shumë shpejtë, që në minutën e 3-të.
Xhylani shënoi direkt nga goditja e këndit për Malishevën, duke lënë të shtangur Vllazninë. Reagimi i kuqebluev erdhi vetëm në minutën e 37-të, eurogoli i Qatos.
Me këto “ngjyra” u mbyll fraksioni i parë. Minuta e 55-të, ndryshoi gjithë dinamikën e ndeshjes. Skovgaard u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së rrezikshme, ndërsa nga ky faull, Vllaznia shënoi me Musta, direkt nga goditja e dënimit (56’).
Në minutat e mbetura, Malisheva e drejtuar nga Thomas Brdaric, ishte më kërkuese, por jo e saktë para portës, falë edhe pritjeve spektakolare të Jukaj. Me këtë avantazh, Vllanzia shkon më e qetë në sfidën e kthimit, e planifikuar më datën 15 korrik.
Vllaznia 2 – 1 Malisheva (Qato 37', Musta 56'/ Xhylani 4')
90' - Përfundon ndeshja, Vllaznia fiton 2 - 1 kundër Malishevës me përmbysje.
56' - Gol "magjik" nga Musta, ekzekutim spektakolar prej goditjes së dënimit.
55' - Karton i kuq për Skovgaar, Malisheva me 10 lojtarë.
46' - Nis pjesa e dytë.
45' - Mbyllet pjesa e parë.
37' - Gol spektakolar nga Qato, barazohen shifrat.
4' - Xhylani shokon Vllazninë, shkon gol direkt nga goditja e këndit, në epërsi Malisheva.
1’- Shkelmohet topi në ndeshjen Vllaznia – Malisheva.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Jukaj; Gurishta, Celikovic, Pusi, Musta; Qato, Dros, Murataj; Ara, Balaj, Toma.
Trajner: Edi Martini.
Malisheva: Avdyli; Skovgaard, D.Kryeziu, Vitija; Pira, Veliu, Ferati, Nafiu; Ibishi, Xhylani, Uka.
Trajner: Thomas Brdaric.
Conference League: Raundi i parë
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Giorgi Avazashvili






