Edhe pse nuk ia dolën të marrin fitore, lojtarët e Elbasanit zhvilluan paraqitje pozitive kundër BATE Borisov, e përfunduar 1 – 1. Ndeshja e mbajtur mbrëmë në “Elbasan Arena”, tregoi dominancë dhe vendosmëri në pjesë e parë nga ekipi i drejtuar prej Ivan Gvozdenovic, e shpërblyer me golin e sulmuesit Ardit Nikaj.
Sulmuesi shkodran u shërbye bukur nga Rubin Hebaj, aksion që përfundoi topin në rrjetën mike. Klubi verdheblu ka postuar në rrjetet sociale dyshen, të cilët janë afruar vetëm para disa ditësh, pra janë transferime të “freskëta”.
E përbashkëta për Nikajn dhe Hebajn konsiston me detajin se ata janë shkodranë dhe kanë luajtur me ekipin e Vllaznisë. Shifrat 1 – 1 mes Elbasanit dhe BATE-s, lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, aty ku do vendoset kualifikimi.
View this post on Instagram
