Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja
Dinamo dhe Astana do të përballen më 9 korrik, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 21:00.
Tashmë UEFA ka “ndarë mendjen” edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor i kësaj sfide do të jetë sllovaku, Lukas Dzivjak, ndërsa asistentët e tij, po nga Sllovakia, do të jetë Milan Strbo dhe Akos Juhos.
Lukas Dzivjak
Ndërkohë që në rolin e arbitrit të katërt, është emëruar sllovaku tjetër, Filip Glova. Ndërsa theksohet se në këtë fazë të UEFA Conference League, mungon sistemi VAR, ashtu si në ndeshjen e Vllaznisë dhe atë të Elbasanit.
Poll


