Conference League - Ballkani
Ballkani ka prezantuar para pak minutash afrimin më të ri në skuadër. Këtë radhë, klubi nga Suhareka ka njoftuar ardhjen e mbrojtësit të majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso.
Futbollisti vjen pas një përvoje me ekipin e Zimbru nga Moldavia dhe do t’i bashkohet skuadrës në prag të ndeshjes kualifikuese të Conference League përballë uellsianëve të Connahs' Quay Nomads.
Takimi i parë do të luhet në stadiumin “Llanelian Road” më 8 korrik në orën 19:30, ndërsa ai i kthimit më 16 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në orën 20:00.
Poll
