Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ “Përplaset” me Vllazninë në Conference League, Malisheva “humb” qendërmbrojtësin para ndeshjes në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Përplaset” me Vllazninë në Conference
Malisheva - Vllaznia

Klubi i Malishevës në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Agron Xhaka. Pas 5 vitesh me skuadrën nga Malisheva, 29-vjeçari do jetë në “shtegëtim” për eksperiencë të re profesionale.

Ky largim vjen në një moment të papërshtatshëm. Pas 4 ditësh, Malisheva luan ndeshjen e parë në Conference League kundër Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, raundi i parë. “Faleminderit, Legjendë! Pas pesë sezoneve me fanellën e FC Malishevës, erdhi momenti të ndajmë rrugët.

Pesë vite nuk maten vetëm me ndeshje të luajtura, por me besnikëri, sakrificë dhe momente që mbeten në kujtesën e çdonjërit. Agoni ishte pranë klubit në sfidat më të mëdha dhe në arritjet më të bukura, duke dhënë gjithmonë maksimumin për këtë fanellë.

Që nga ardhja e tij në vitin 2021, Agoni ishte një prej shtyllave të skuadrës, duke dhënë kontribut të çmuar në një nga periudhat më të suksesshme të klubit. Ai ishte pjesë e ekipit që shkroi historinë e FC Malishevës, duke siguruar tri kualifikime radhazi në garat e UEFA Conference League.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe karakteri i tij kanë lënë gjurmë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Për gjithçka që ka dhënë për këtë fanellë, Agoni do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë.

Faleminderit për çdo moment e çdo sakrificë; FC Malisheva do të mbetet gjithmonë shtëpia jote”, ka shkruar kluybi nga Superliga e Kosovës.   

Poll

Lexo gjithashtu