Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Mirlind Daku e nis "zjarr" sezonin e ri, sulmuesi i Kombëtares "sms" trajnerit Rolando Maran me performancën bindëse

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mirlind Daku e nis "zjarr" sezonin e ri, sulmuesi i
Mirlind Daku

Rubin Kazan ka zhvilluar miqësoren përballë Orenburg, e vlefshme në kuadrin e miqësores prag sezonit të ri, e përfunduar në shifrat 1-2 në favor të këtyre të fundit.

Në këtë test, ka lënë gjurmën e tij edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, i cili e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të të pjesës së parë, gjatë një aksioni të rrjedhshëm i shërbyer nga Shaban Haxhaj. Mirëpo, skuadra mike e përmbysi rezultatin falë golave të Bolotov dhe Golybin. 

Një nisje shumë e mirë për 28-vjeçarin, i cili në këtë sezon të ri do të bëjë çmos të fitojë edhe besimin e trajnerit Rolando Maran për ndeshje e ardhshme të Shqipërisë në muajin shtator. 

GOLI I MIRLIND DAKUT

 
Poll

Lexo gjithashtu